Gonzalo Higuain nuk do të niset për në Londër të paktën deri të martën për shkak se para se t’i bashkohet Chelseas, Milani duhet të sigurojë nënshkrimin me zëvendësuesin e tij – Krzysztof Piatek.
Raporte të ndryshme nga mediat në Angli kanë pretenduar sot (e premte) se Pipita ishte rrugës për të kryer testet mjekësore dhe do të regjistrohej para ndeshjes së madhe javën e ardhshme kundër Tottenhamit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Milani nuk do t’i lejojë atij të largohet deri të sigurojnë zëvendësuesin e tij. Ky është një lajm i keq për Chelsean për shkak se bisedimet e tyre me Genoan për Piatekun janë shtyrë deri të martën.
‘Sky Sports’ pretendon gjithashtu se Maurizio Sarri ka folur me anë të telefonit me sulmuesin Gonzalo Higuain këtë mbrëmje duke i siguruar atij se transferimi i tij do të ndodhë brenda disa ditëve.
Higuain është teknikisht ende pjesë e Juves, i cili e dërgoi atë te Milani në formë huazimi gjatë verës për 18 milionë euro me opsionin për blerjen e tij në fund të sezonit për 36 milionë euro./arbresh.info/
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...