Sipas një raporti nga gazeta katalunase ‘Sport’, Frenkie de Jong ka vendosur tani t’i bashkohet Paris Saint Germainit por gjiganti spanjoll – Barcelona thuhet se është e interesuar gjithashtu për të bërë një ofertë përfundimtare për holandezin.
Jo shumë muaj më parë, De Jong dukej se ishte plotësisht i vendosur për kalim në Camp Nou, por tani në formë befasuese raportohet nga mediat spanjolle se kampioni i Francës është në prag për të mposhtur “Blaugranët” në garën për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Kjo thuhet të jetë një çështje financiare me PSG-në që ofron më shumë të holla sesa Barcelona, por ekzistojnë gjithashtu shumë faktorë që i japin shpresa Barcelonë se ata ende mund të arrijnë një marrëveshje.
Njëra prej tyre është loja së bashku me legjendarin Lionel Messi dhe tjetra është historia e dokumentuar mirë e futbollistëve holandez që gjejnë suksesin në këtë klub.
Në moshën 21 vjeçare, gjithçka varet në atë se cilat janë prioritet e Frenkies, por një gjë është e sigurt, ai do të largohet padyshim nga Ajaxi./arbresh.info/
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision