Gjithsej 75 raste të simptomave të fruthit janë paraqitur. Për 65 prej tyre ka edhe konfirmim laboratorik, njoftojnë sot nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mosha e të sëmurëve varron nga tetë muaj deri në 42 vjet. Shumica e të sëmurëve i përkasin grupmoshës prej një deri në katër vjet dhe pesë fëmijë deri në një vit. Në grupmoshën mbi 20, janë infektuar 18 persona (27.7 përqind). Sa i përket gjinisë, 34 raste (52.3%) janë femra.
Sipas statusit të vaksinës, 55 persona, respektivisht 84.6 për qind e pacientëve kanë qenë të pa vaksinuar ose me status të panjohur të vaksinës.
Gjatë javës së dytë të vitit 2019, u vaksinuan 817 fëmijë nën moshën 14 vjeçare, nga të cilët 92 përqind ishin nën moshën pesë vjeçare.
Që nga shpallja e epidemisë deri më 13 janar 2019 janë vaksinuar 2.925 fëmijë.
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër