Sulmuesi i AC Milanit, Gonzalo Higuain është i vendosur për t’iu bashkuar Chelseas.
Argjentinasi pritet t’i nënshtrohet testit mjekësor te Chelsea sot ose nesër, ndërkohë që trajneri Maurizio Sarri shpreson të ketë atë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Arsenalit në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Higuaini do të largohet nga AC Milani pas tetë golave të shënuara brenda 22 paraqitjeve.
Raporti i tij me “Rossonerët” nuk përfundoi mirë. Në veçanti raporti me Leonardon pasi braziliani njoftoi se “Rossonerët” nuk do të kenë mundësi për të bërë të përhershëm transferimin e tij nga Juventusi gjatë verës.
Siç raporton ‘Gazzetta dello Sport’, Gonzalo Higuain mund të debutojë të enjten kundër Tottenhamit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales në Kupë të Ligës.
Higuain pritet t’i përshëndes sot bashkëlojtarët e tij para largimit nga Milani dhe arritjes në Londër./arbresh.info/
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës