Ndryshimi i trajnerit te Manchester United, i ka sjellë një pozitë shumë të favorshme mesfushorit Paul Pogba.
‘Djajtë e Kuq’ në dhjetor të vitit të kaluar vendosën të ndajnë rrugët me trajnerin Jose Mourinho, për të emëruar Ole Gunnar Solskjaerin pasues të tij.
Trajneri norvegjez e ka nisur mirë aventurën te Manchester United, duke arritur gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para.
Pas këtij suksesi, Solskjaer ka filluar ta projektojë Manchesterin e së ardhmes, me shpresën se do t’i ofrohet një kontratë e re në fund të sezonit.
Një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen, Solskjaer e cilëson mesfushorin Pogba, të cilin e konsideron si të paprekshëm.
Përndryshe ditëve të fundit ka pasur jo pak lajme për një rikthim të mundshëm të Pogbas në Itali te Juventus
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?