Qytetarët e Strugës kërkojnë dëmshpërblime nga komuna dhe ndërmarrja publike komunale, të angazhuar për mirëmbajtjen e qytetit gjatë dimrit, për shkak të lëndimeve nga akulli dhe dëbora. Avokatët tashmë kanë klientë që kërkojnë këtë ndihmë juridike.
Një person 60 vjeçar ka rrëshqitur dhe ka rënë në Çarshinë e Strugës. Ka pësuar lëndime të rënda fizike dhe tani kërkon dëmshpërblim. Avokati i tij thotë se do të tentojnë të bëjnë marrëveshje me autoritetet lokale. Nëse kjo refuzohet, do të vazhdojnë më tutje me procesin.
Nga spitali i qytetit në Strugë, rastet më të rënda i dërgojnë në spitalin e ortopedisë “Shën Erazmo” në Ohër. Në këtë Institucion, kohëve të fundit janë hospitalizuar mbi 90 persona të lënduar nga Struga, Ohri Dibra dhe Kërçova.
“Është rritur numri i pacientëve që vijnë në institucionin tonë për shkak të lëndimeve, të shpeshtë rrëshqitje. Gjithashtu, rritet numri me kocka të thyera të duarve, këmbëve e kurriz”- deklaroi Vladimir Strezovski- mjek në spitalin e Ohrit.
Drejtori i ndërmarrjes komunale në Strugë, Ivan Kleçkaroski shprehet se i ka vënë në përdorim të gjitha resurset njerëzore dhe teknike për pastrimin e dëborës dhe akullit, por se kapacitetet e tyre janë të kufizuara. Për një pjesë të qytetarëve që paralajmërojnë padi, shton se ndërmarrja publike ndjen keqardhje për lëndimet, por se nuk ndjejnë kurrfarë përgjegjësia./AlsatM
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...
Cristiano Ronaldo i pandalshëm, realizon golin e 969 në karr...
Marca: Camavinga u rrëzua emocionalisht në Mynih – lot...
JD Vance do të udhëheqë ekipin negociator të SHBA-së në Paki...