Gonzalo Higuain ka thyer heshtjen ndaj spekulime në lidhje me transferimin e tij në Chelsea.
Higuain duket se është i vendosur për t’iu bashkuar “Bluve” në formë huazimi nga Juventusi pasi AC Milani ka rënë dakord për të prishur marrëveshjen e përkohshme me të, transmeton portali arbresh.info.
Dy skuadrat në Serie A u përballën me njëra-tjetrën mbrëmjen e kaluar në Arabi Saudite në finalen e Superkupës së Italisë.
Higuaini është parë në aeroport dhe gazetarët reaguan me shpejtësi për të marrë një prononcim nga reprezentuesi argjentinas.
“Pse jeni të gjithë duke pritur për mua? Dëshironi të krijoni rrëmujë (në lidhje me transferimin te Chelsea). Nuk jam personi i duhur për ju në këtë aspekt”, ka thënë Higuain./arbresh.info/
https://twitter.com/MilanNewsit/status/1085773562433040384
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës