Misioni dhe angazhimi i NATO-s do të vazhdojë të jetë i njëjtë në Republikën e Kosovës, edhe përkundër ndryshimit të misionit të FSK-së dhe shndërrimit në Ushtri të Republikës së Kosovës.
Këto konstatime u nxorën sot pas takimit të Këshillit Ushtarak të NATO-s në Bruksel.
Në këtë takim u tha se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri në Kosovë dhe të punojë nën mandatin e OKB-së, dhe siç u theksua misioni nuk do të ndikohet nga krijimi i Ushtrisë. Por, edhe më tej mbetet pozicioni se NATO do ta shqyrtojë angazhimin e saj me FSK’në nëse ndryshon mandati i saj.
“NATO kujdeset për sigurinë në Kosovë për 19 vjet nëpërmjet KFOR-it. Misioni ynë në Kosovë vazhdon të punojë nën mandatin e OKB-së, ndaj të cilit ndryshimet e FSK-së nuk kanë ndikim”, ka thënë kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Stuart Peach, transmeton Gazeta Express.
Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të shteteve anëtare kanë thënë se Aleanca do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in dhe misionin e tyre në Republikën e Kosovës.
“Çdo ndryshim i numrit të ushtarëve të NATO-së në Kosovë do të kushtëzohet nga situata në terren dhe jo nga ndonjë afat kohor”, ka shtuar Peach.
Në këtë takim gjithashtu është thënë se është interes i përbashkët për NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor luftimi i terrorizmit.
Ky qëndrim i ri i NATO-s vjen pas deklarimeve të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili ka thënë se NATO- do të shqyrtojë angazhimin e saj në Kosovë shkaku i krijimit të Ushtrisë, veprim ky për të cilin Stoltenberg kishte thënë që është i ngutshëm dhe se po bëhet në një kohë të papërshtatshme.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu