Hungarezja, Laslo Petra, e cila, sulmonte me këmbë refugjatët të cilët kalonin kufirin hungarez, ka shkruar një letër të hapur në gazetën Magyar Nemzet, ku tregon se veprimet e saj ishin sporadike dhe të kryera nga paniku.
“Unë u tmerrova kur pash kordonin policor të thyhej dhe refugjatët u futën në Hungari. Ata vraponin drejt meje dhe unë u frikësova dhe mora vendime të tepruara, por në ato momente, është e vështirë të zgjedhësh veprimin e duhur,” shkruan mes tjerash Petra, e cila tani është e papunë.
“Tash jam një nënë e papunë, e cila u pezullua për shkak të një veprimi në kohë paniku”, e përmbyll ajo letrën.
Laso Petra nga videoja e publikuar duket se disa herë sulmon refugjatët, ku në një rast, rrëzon babain dhe fëmijën në krah, duke e plagosur rëndë fëmijën./Arbresh.info.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...