Një shqiptare me origjinë nga Maqedonia konsiderohet berberja më e preferuar e meshkujve në Zvicër.
Jesma Saliu së bashku më bashkëshortin kanë hapur në Zvicër prej kohësh një sallon për prerjen e flokëve, por edhe pse e pazakontë,kjo është historia e një shqiptare të suksesshme në Sion të Zvicrës.
Ajo thotë se zanatin nuk e ka thjesht profesion, por edhe pasion.
Jesma Saliu vlerësohet ndër berberet më të mira në Zvicër, pasi ka fituar çmime ndërkombëtare dhe emri i saj ka bërë bujë në media.
Ajo thotë se zanatin e berberit nuk e ka vetëm profesion, por edhe pasion.
“Familja ime ishte e ndarë për përkushtimin tim në këtë zanat. Një pjesë reagoi mirë, kurse disa anëtarë keq sepse berber është punë për burra. Por unë kam pëlqyer këtë profesion. Babai im në fillim nuk donte, por me kohë e pranoi dëshirën time. Tani edhe burri im punon bashkë me mua”, u shpreh berberja Jesma Saliu.
Klientët e sallonit ishin fillimisht shqiptarë, por janë shtuar edhe zviceranët dhe të huaj të tjerë vitet e fundit.
Klientët shprehen të kënaqur nga mjeshtëria e berberes së pazakontë shqiptare.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...