Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur votimin që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka uruar kryeparlamentarin Talat Xhaferi, homolgun e tij Bujam Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Postimi i plotë:
Edhe një lajm i mirë nga Shkupi, ku parlamenti votoi në favor që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Urime kryeparlamentarit Xhaferi, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, dhe të gjithë shqiptarëve. Kjo arritje e madhe e shqiptarëve nuk do të ishte e mundur pa lidershipin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Urime të gjithëve.
Ansu Fati finalizon transferimin e përhershëm te Monaco
Liverpool nis bisedimet me Andoni Iraola për postin e trajne...
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Jarinje për falsifikim t...
Theret me grabitet një person në Gjakovë, tre persona të dys...
Lewandowski merr ofertë të madhe nga Fenerbahçe, por gjithçk...
Shpejtësia në radar: Mbi 1600 gjoba gjatë majit në rajonin e...