Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Rrahman JasharI bashkë me anëtare të Këshillit Qendrorë Grevist të martën kanë vizituar shkollën “ Elena Gjika” ne Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite Jashari ka ripërsëritur se kërkesat e tyre janë legjitime.
“ Ju e dëshmuat se jemi bashkë në SBAShk, sepse dikush tentoj të ju nxjerr jashtë. Ne keni bërë takime me të gjithë liderët institucional dhe i kemi bindur se kërkesat tona janë legjitime”, ka thënë ai.
I pari i SBAShK-ut ka thëne gjithashtu se të hënën grevës i Janë përgjigjur 100% mësimdhënësit.
“Ne kemi organizuar edhe protestë, bëmë grevë një orësh dhe hymë në grevë e cila është 100% e suksesshme dhe po ju betohem se greva do të vazhdoj derisa të ketë përmirësime në koeficient të pagave”, ka thënë ai.
“ Jashari ka shtuar se greva do të ndërpritet vetëm pas plotësimit të kërkesave të tyre.
“Do ta mbroj me çdo kusht zërin tuaj, greva do të mbyllet në qasëtin kur të drejtat tona do të realizohen, grevën ka të drejtë ta mbyll vetëm Këshilli Drejtues i Grevës”, ka thënë ai.
Ndërsa nënkryetarja e BSPK- se, Arjeta Lokaj ka thënë se “ Janë shterur të gjitha mundësitë për futjen e kërkesave tuaja në draft ligj të vendit”, ka thënë ajo.
Lokaj ka shtuar gjithashtu se përkrahin çfarëdo forme që përdoret deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërsa mësimdhënësit e shkollës “Elena Gjika” kanë kërkuar që të mos heqin dorë nga greva deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./Arbresh.info/




Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...