Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj nesër do të marr pjesë në Forumin Ekonomik EBA në Dubai.
Ky Forum Ekonomik, është bashkorganizuar nga dy Qeveritë respektive dhe delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës do të pritet nga homologët arab.
Synimi i Beqajt në këtë forum, është krijimi i mundësive për investime të huaja direkte, në këtë rast atyre arabe. Aty i pari i Inovacionit dhe Ndërmarrësië, do të prezantojë avantazhet konkurruese dhe atraktive të Kosovës për investitorët në ekonominë digjitale, kompanitë e teknologjisë informative të bazuara në inovacion, start-upeve dhe investitorëve engjuj. Në forumin e EBA-së me theks të veçantë do të prezantohet Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, si mundësi konkrete dhe reale për fokusimin në aktivitete të hulumtimit dhe zhvillimit, qendra të ekselencës, inkubatorë dhe trajnime.
Gjithashtu, Beqaj do të ketë takime B2B, për të krijuar lidhje të reja tregtare dhe afariste mes sektorit privat.
Forumi Ekonomik,vjen pikërisht pas shpalljes së vitit 2019, si vit i zhvillimit ekonomik nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Dubai, Beqaj do të ketë takim edhe me homologë nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...