Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar kampin memorial Aushvic-Birkenau, vizitë kjo kushtuar viktimave të holokaustit të shkaktuara nga regjimi nazist. Me ç’rast vuri kurorë me lule në shenjë kujtimi të të gjitha viktimave të holokaustit të kryera në këtë kamp të vdekjes, gjatë Luftës së Dytë botërore.
Lexojeni shkrimin e plotë në facebook:
“Vizita në Kampin memorial Aushvic-Birkenau, kushtuar viktimave të holokaustit të shkaktuara nga regjimi nazist, ishte tepër tronditës.
Me këtë rast vura kurorë me lule në shenjë kujtimi të të gjitha viktimave të holokaustit të kryera në këtë kamp të vdekjes, gjatë Luftës së Dytë botërore. Ky kamp vrastar është dëshmi se deri ku mund të degradojë mendja e njeriut në forcë kundër njeriut tjetër.
Këtu kujtova po ashtu se populli ynë gjithmonë ka qenë në forma të ndryshme kundër urrejtjes dhe mosdurimit në mes të popujve të ndryshëm.”
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...