Dje është raportuar për kthesën e madhe të Frenkie de Jong.
Fillimisht thuhej se holandezi ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Barcelonës, por dje është bërë e ditur se ylli i Ajax po shkon drejt Parisit.
Lojtari ka thënë se e tërheq më shumë projekti i Paris Saint Germain. Ai nuk ka mbetur i kënaqur me projektin e shpalosur nga Eric Abidal.
“Mundo Deportivo”, nisur nga fjalët e mikut më të mirë të De Jong, raporton se lojtari ka dyshuar në projektin e Abidal, por rol ka luajtur edhe pjesa ekonomike. Gjithashtu, ai sheh shumë mesfushor në “Camp Nou” dhe shtuar edhe ardhjen e Rabiot, gjërat bëhen të papëlqyera.
Yllit holandez i është premtuar një pagë prej 8 milionë eurove në sezonin e parë tek PSG.
Meqë kontrata është pesë vjeçare, kjo pagë mund të pësoj rritje në katër sezonet në vazhdim.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...