Ministri i Drejtësisë prezanton kodin e ri të procedurës penale

13:21 | 14 Janar 2019
A Z

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media ka prezantuar projektin për kodin e procedurës penale.

“Ky është një projekt që është pjesë e agjendës Drejtësia 20220. Nga 547 nene 220 prej tyre janë harmonizuar. Pjesa më e rëndësishme lidhet me adresimin e problemeve që janë hasur gjatë zbatimit të tij”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se një pjesë e tij lidhet me hartimin e raporteve ta komisionit evropian.

“Ky kod është realizuar me 12 akte të BE. Një nga ndryshimet janë suspendimi i zyrtarëve të lartë publik që kanë aktakuza. Me këtë kemi bërë që të mos iu lëmë mundësi që të ndikojnë në prova. E dyta heqja e dëgjimit të dytë pasi që në praktike seanca e dëgjimit të dytë apo mbahet thuajse fare. E treta, shtohet alternativa për zgjatjen e afatit të hetimeve deri në 4 vite për dallim që ka qenë për 2 vite. E katërta janë bërë ndryshime që lidhen direkt më procedurën e konfiskimit. Është shtuar nen i ri në lidhje me gjykimin në mungesë ku nëse i pandehuri nuk paraqitet në seancë gjyqësore nuk lejohet të vonoj procedurën. Kanë plotësuar masat për ta lehtësuar marrjen në pyetje të gjyqtarëve, dispozitat për të drejtën e viktimës apo palës së dëmtuar. Është shtuar nen i ri që lidhet me seancën e dënimit pas pranimit të fajësisë”, ka thënë ai.

Sipas tij parimi themelor që është bërë gjatë këtij kodi ka qenë lufta kundër korrupsionit.

“Ndryshimet e njëra askush nuk mund ti ik ballafaqimit me drejtësinë. Është avancim i madh krahasuar me kodin që e kemi pasur deri më tani” ,tha ai./arbresh.info

Tutje, Ministri Tahiri ka thënë se ky kod pritet të hyj në fuqi më 1 janar 2020.

I pyetur nga arbresh.info se a do të prek ky kod ministrat me aktakuza, ai ka thënë se nga data që hyn në fuqi, atëherë vlen për personat me aktakuza.

“Deri më 1 janar 2020 prire t’i kryej të gjitha procedurat edhe të kaloj në Kuvend. Është krijuar pikërisht për keqpërdorimet e zyrtarëve të lartë. Mirëpo do të veproj nga 1 janari 2020. Nuk mund të them që do të veproj për individ të caktuar si tani por nga ajo datë do të merret me zyrtarët që kanë aktakuza”, tha ai./abresh.info

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/576668739426069/

Shpërndaje në rrjete sociale