Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa do të intervistohen nga prokurorët në e Gjykatës Speciale në Hagë.
Sot do të jetë dita kur ata do të fluturojnë me aeroplan për atje, Sami Lushtaku do të niset në ora 11:55 nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” për në Gjermani.
Burimet për Klan Kosovën thonë se Lushtaku do të jetë i shoqëruar nga djali i tij Mergim Lushtaku dhe Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka.
Lushtaku dy ditë do të qënrojë tek vëllau i tij në Shtutgartë e më pas do të shkojë në Hagë.
Lushtaku deklaratë para Gjykatës në Hagë do të jap ditën e mërkurë, ndërsa Rrustem Mustafa ditën e hënë do të jap deklaratën e tij.
Po ashtu edhe Mustafa do të ketë sot fluturimin i cili do të jetë në ora 14:35 për në Lublanë.
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor s...
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...