Edhe pse shumë prej mërgimtarëve tashmë janë kthyer në vendet ku jetojnë, në pikat kufitare në dalje të Kosovës po vazhdojnë kolonat e gjata.
Pritjet në Merdare arrijnë deri në katër orë e për këtë deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka marrë një iniciativë për t’i ndihmuar mërgimtarët pasi është tejet ftohtë.
Labi ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale ku tregon se është nisur për kufi për t’iu sjell qebe nëpër vetura.
“Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vllezer e motra Gurbetqarë, jam nisur në Merdare në Kufi, për të ju dhënë nga vetja sado pak nga një Batanie( Qebe) për rrugë edhe pse e di që i keni të gjitha! Por si shej e pritjeve me orë të gjata me vrau ndergjegjeja që të qëndrojë i ulur në shtepi! Dhe u nisa tani për atje. Zoti ju bekoftë të gjithë shqiptarëve!
Shihemi pas pak!
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
Ju dua✊????”, shkruan Tahiri.
https://www.instagram.com/p/BsjHn6qBTWY/?utm_source=ig_embed
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...