Kosova këto ditë ka qenë nën ndikimin e temperaturave minus dhe reshjeve të borës.
Madje, për disa ditë u krijua një situatë e vështirë për vozitësit për shkak të reshjeve të shumta të pandërprera të borës, transmeton Indeksonline.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve nisën pastrimin e borës, por pati edhe banorë që u ankuan për mospastrim të rrugëve në disa komuna.
Komuna e Prishtinës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve rurale për këtë vit kanë ndarë 94.827,91 euro.
Kjo kontratë është nënshkruar me katër janar të këtij viti dhe titulli i kontratës është “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve rurale”.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate të nënshkruar është 12 muaj.


Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor s...
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...