Që nga janari i 2017, kur edhe u transferua nga Southamptoni, Virgil van Dijk është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Liverpoolin.
Holandezi ka përmirësuar dukshëm fazën mbrojtëse të Reds, por 27-vjeçari po tregohet një lojtar vendimtar për skuadrën e Jurgen Klopp.
Ai për momentin është lideri i skuadrës në fushë, edhe pse ka vetëm një vit te Livevrpooli, ai është motivi i ekipit.
Virgil van Dijk dhe Alisson Becker duke iu gëzuar fitores ndaj Brightonit, holandezi ishte lojtari i muajit dhjetor në Ligën Premier.

Kjo tregohet edhe në ndeshjen e fundit ndaj Brightonit, teksa skuadra e tij ishte duke fituar me rezultat 0-1, Van Dijk bënte çdo gjë që rezultati të mbetej kështu dhe skuadra të vazhdonte sa më larg nga Manchester City në tabelë.
https://www.youtube.com/watch?v=QuY202xeGNU
Shtatlarti teksa ruante lojtarët kundërshtarë që kishte afër, njëkohësisht i kërkonte Trent Alexander Arnoldit të mbante më mirë pozitën e tij, pasi vendosja e talentit anglez nuk ishte më e mira e mundshme.
E gjitha kjo pas ndeshjes u shpërnda nga tifozët në rrjetet sociale, duke thënë se skuadra ka nevojë sa më shumë për lojtarë si Van Dijk.
Në xhiron e ardhshme Liverpooli do të ndeshet me Crystal Palacen që renditet në vendin e 14 nv Ligën Premier.
Reds kanë aktualisht shtatë pikë më shumë se Man City, por skuadra e Pep Guardiolas ka një ndeshje më pak, atë ndaj Wolverhampton Wanderers.
a
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...