Mendim Rugova, djali i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës po parashikon se fundjava në vendin tonë do të jetë e acartë si dhe pa të reshura, ndërsa menjëherë qysh në fillim të javës po parashikon sërish reshje të borës dhe mot të ftohtë, shkruan Insajderi.
Rugova që është themelues i Prishtina Weather thotë se një vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore arktike, përgjatë Italisë do të depërtojë në rajon, që do të sjellë sërish reshje bore.
“Në fundjavë acar, pa të reshura, mjegull në vise të ulëta. Në fillim të javës sërish borë. 11.01.2019 – Në ditët e fundjavës fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe pa të reshura, me mjegull dhe acar në orët e mëngjesit”.
“Mirëpo, në fillim të javës sërish një vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore arktike, përgjatë Italisë do të depërtojë në rajon, që do të sjellë sërish reshje bore”, ka shkruar Rugova në llogarinë e tij në Facebook.
Ai për ditën e diel ka parashikuar të jetë ditë mjaftë e ftoftë, teksa në disa vende ka parashikuar edhe mundësi të reshjeve të borës.
“13.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbete edhe gjatë ditës. Në mbrëmje vonë vende-vende mundësi për borë të dobët”, ka shkruar ai.
Edhe ditën e parë të javës së ardhshme Rugova e ka parashikuar si ditë të ftofhtë, të vranët dhe me mundësi të reshjeve të borës.
“14.01-15.01 – Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intenzive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohëpaskohe me reshje lokale bore. 16.01 – Shumë ftohtë. Në mëngjes vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell”, ka shkruar Rugova në Facebook.
Fillim i javës së ardhshme duket se nuk do të jetë sfidë vetëm për qytetarët e vendit për ta kaluar të ‘ftohtin e madh’, sipas Mendim Rugovës, por edhe për ta kuptuar se çfarë moti do të kemi. Sylë Tahirsylaj thotë se në vendin tonë java e ardhshme do të jetë më e mirë se kjo që sapo e kaluam.
https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/1992050060842737
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor s...
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...