Brightoni dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Amex në kuadër të xhiros së 22-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët kanë arritur të sigurojnë vetëm një fitore në gjashtë takimet e fundit dhe vështirë se mund të sigurojnë ndonjë pikë edhe sonte kundër “Redsave” duke marrë parasysh formën e tyre.
Liverpooli ka kthyer vëmendjen e tyre në ligë pas eliminimit në FA Kupë kundër Wolves dhe shpresojnë të vazhdojnë të pamposhtur në këtë kompeticion.
Xherdan Shaqiri është pjesë e formacionit startues në këtë ndeshje.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/


Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...