Ministri i Financave ka marrë vendim për lirimin e lëndës së parë.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
“Njoftojmë të gjithë prodhuesit në Republikën e Kosovës se pas disa kërkesave që Oda e Afarizmit të Kosovës i ka bërë në emër të prodhuesve, ministria ka marrë vendim që të gjithë ata që janë liruar nga lënda e parë në vitin 2018-të, kanë të drejtë të importojnë deri me datën 28.02.2019, deri sa Ministria t’i shqyrtoj kërkesat për ketë vit”, thuhet në njoftim.
OAK e përshëndetë këtë vendim dhe kërkon nga Ministri Hamza që në të ardhmen mos të përsëriten bllokada të tilla për prodhuesit vendor.
Oda e Afarizmit kishte reaguar edhe gjatë ditës më herët ku kishte akuzuar ministrin Hamza se nuk po i përkrah prodhuesit vendor.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë