Emina Çunmulaj është një prej modeleve më të admiruara shqiptare.
Ajo është e martuar prej vitesh me milionerin iranian, Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza.
Çunmulaj është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo publikoi një fotografi me bashkëshortin në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft e lumtur në krahët e tij.
Familja mesa duket kanë shijuar një pushim të mirë dimri në Aspen të Kolorados.

Mirëpo njëra nga komentueset, ka shkruar me ironi se nuk e di nëse po sheh burrë dhe grua, apo baba me vajzë në këtë imazh.
Ndërkohë, duket se e menjëhershme ka qenë replika e Emines, e cila njëlloj ka vendosur të gjykojë fotografinë e profilit të komentueses.
“E ti këtë në foton tënde çfarë e ke, gjysh?”, ka qenë kundërpërgjigjja e Emina Çunmulajt kundrejt fanses.

Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X