Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, së bashku me “Foundation Kosovo-Luxembour” dhe Komunën e Vitisë, sot kanë arritur Marrëveshjen e Bashkëpunimit për realizimin e projektit “Përkrahje për më të varfëritë në Komunën e Vitisë”.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkë-financimi i projektit “Gjenerimi i të Ardhurave” dhe në kuadër të këtij aktiviteti “Përkrahje për më të varfrit në Komunën e Vitisë”, do te punësohen 50 deri 70 veta.
Të punësuarit do te jenë nga komuna e Vitisë, të regjistruar në zyrat e punësimit ne Viti si dhe përfituesit e asistencë sociale. Punësimi i këtyre personave do te zgjasë më së paku 12 muaj por varësisht nga performaca e bizneseve si dhe e të punësuarave shume nga ta do të mund të mbesin në punë edhe pas një viti. Dalja nga papunësia dhe nga asistenca sociale dhe futja në tregun e punës e këtyre personave është qëllim kryesor i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...