Heshtje në Ministrinë e Shëndetësisë për pajisjet e dëmtuara në spitalin klinik të Tetovës nga përmbytjet e muajit të kaluar. Për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve për diagnostikim, vuajnë qytetarët sepse nuk munden t’i marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Përkundër tentimit tonë që të kontaktojnë me Ministrinë e Shëndetësisë qoftë nëpërmjet postës elektronike apo telefonit, nga atje nuk ka asnjë përgjigje. Të punësuarit dhe drejtoria në Klinikën e Tetovës shprehin shqetësimin e tyre për përkeqësim të mundshëm të gjendjes për shkak të reshjeve të reja të shiut.
Uji që depërtoi në bodrumin e Qendrës së re të urgjencës shkaktoi dëm të pajisjeve mjekësore në vlerë prej 700 mijë euro. Nga personeli i spitalit thonë se deri më tani nga asnjë institucion kompetent nuk kanë marrë ndihmë për riparimin e dëmeve.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë