Është rënduar situata në Bulqizë këtë mëngjes dhe duket se nga qyteti është e pamundur të dalësh. Rruga nacionale Bulqizë-Peshkopi kalohet me shumë vështirësi dhe herë pas herë bllokohet.
Trashësia e dëborës në qytet shkon deri në gjysmë metri. Në qarkun e Korçës bora ka arritur 1 m në disa zona. Aksi Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Pustec-Goricë janë të kalueshëm me shumë vështirësi me zinxhirë.
Shumë nga rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe të pakalueshme. Vithkuq, Lekas, Moglicë, Panarit, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras, Shengjergj, Dardhas, prej mbrëmë janë pa energji.
Në Gjirokastër nuk ka patur reshje bore gjatë natës dhe situata është disi më e mirë vetëm për akset nacionale.
Edhe aksi drejt Kakavijës është i kalueshëm. Mbeten të bllokuara të gjitha njësitë administrative mbi 400 m edhe qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës nuk është i mundur./TCH
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...