Mauro Icardi thuhet të jetë gjobitur me një shumë prej 100 mijë eurove nga Interi për ardhjen me vonesë në stërvitje.
Argjentinasi nuk është lojtari i parë i “Nerazzurrëve” me masa disiplinore që është ndëshkuar së fundi për shkak se edhe Radja Nainggolan është gjobitur për vonesë në stërvitje gjatë muajit dhjetor para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Napolit, transmeton portali arbresh.info.
‘Sky Sports’ raporton se Icardi është gjobitur nga klubi si pasojë e arritjes së tij me vonesë kur Interi u rikthye të martën në stërvitje.
Lajmi do të nxit gjithashtu thashethemet rreth të ardhmes derisa bisedimet për një kontratë të re janë ndërprerë.
Agjentja dhe gruaja e tij, Wanda Nara ka bërë të qartë se të dy palët janë larg sa i përket detajeve kur ka folur rreth kontratës të mërkurën./arbresh.info/
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt