Kosova mund të kursej energji elektrike 30 për qind nëse zbatohen masat e efiçiencës së energjisë. Parashihet që në tre muajit e ardhshëm të procedohet Ligji për krijimin e Fondit për Financimin e Efiçiencës në Kosovë dhe nga ky fond pritet të krijohen mbi 10 mijë vende të reja të punës.
Kështu u tha në tryezën me temë “Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë – Përfitimet dhe Pengesat”, të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, deklaroi për disa veprime konkrete të cilat kjo Ministri është duke i bërë dhe pritet të bëhen në periudhën e ardhshme në fushën e efiçiencës së energjisë.
“Në kuadrin legjislativ të këtij viti, ne në tre mujorin e fundit parashihet që ta procedojmë Ligjin për efiiçencë dhe jemi duke i bërë konsultimet e fundit në mënyrë që si pjesë e këtij ligji të jetë edhe Fondi për efiqiencë, i cili do të formulohet nëpërmjet një neni”, theksoi ministri Stavileci.
Drejtuesi i MZHE-s ë deklaroi se me operimin e këtij Fondi mund të krijohen 11 mijë e 800 e 51 vende të reja të punës.
“Flitet pra që në periudhën e ardhshme të operimit të fondit mund të krijohen 11 mijë e 800 e 51 vende të reja të punës. Pra po flasim për një fond për investime në një fushë që zbatimi i masave të efiçiencës mund të sjellë përfitime të shumta edhe tek ekonomia jonë në përgjithësi dhe tek amvisëritë”, deklaroi Stavileci.
Ministri Stavileci nuk ka treguar se sa do të jetë shumë e mjeteve në këtë Fond, pasi sipas tij, kjo varet edhe nga Ministria e Financave.
Ndërsa, koordinatori i KOSID-it, Visar Azemi, theksoi se konsumi për energji në Kosovë në 14 vitet e fundit është rritë 47 për qind dhe për këtë duhet të ndërmerren masa për efiçincë të energjisë.
“Në disa studime të bëra më herët nga Universiteti i Bërtit, është thënë që Kosova mund të kursej diku 30 për qind të energjisë elektrike nëse ndërmerren masa të efiçincës të energjisë. Po ashtu, ka edhe shumë analiza të tjera të cilat janë bërë më pas dhe të cilat japin shifra të njëjta. Konsumi në Kosovë në 14 vitet e fundit është rritë diku 47 për qindqë është mjaft i madh”, theksoi Azemi.
Sipas tij, këto masa të eficincës të energjisë jo vetëm që do ta zvogëlojnë prodhimin e energjisë dhe konsumin, por gjithashtu do të kontribuojnë edhe në uljen e çmimit të faturave të energjisë elektrike sepse konsumatorët do të shpenzojnë më pak energji.
Për Ligjin e efiçincës, drejtuesi i Institutit GAP, Agron Demi kërkoi të përfshi hen sa më shumë pjesë kryesore në ligj dhe jo në akte nënligjore. Ai theksoi se kursimet janë shumë të mundshme nëse investohet në projekte të tilla.
Gjatë tryezës është prezantuar punimi analitik i cili e vë efiçiencën e energjisë në krye të politikave energjetike në Kosovë.
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë