Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë ndërtimit të stadiumit të ekipit të Athinës, AEK.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites të së mërkurës, në zonën Nea Filadelfia të kryeqytetit helen, në kohën kur 60-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, po punonte në një skelë.
Në rrethana që ende nuk dihen, 60-vjeçari shqiptar humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se ai po punonte i palidhur me rripat e sigurisë.
Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa policia ndaloi përgjegjësin e kantierit.
Ekipi i AEK shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe u zotua se do të mbështesë ekonomikisht familjen. /Top Channel.

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...