“Bisedimet vazhdojnë, presim që pas mbarimit të takimeve të kemi qëndrim zyrtar nga kryeministri Zoran Zaev. Unë jam optimist se do të kemi mbi 80 vota “për”, kështu deklaroi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në lidhje me bisedimet mes shumicës parlamentare dhe Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasami për përkrahjen e ndryshimeve kushtetuese, njofton Portalb.mk.
Në lidhje me atë se nëse shumica parlamentare e pranon amendamentin e propozuar nga Lëvizja BESA për nënshtetësinë, a ka kërcënime se tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE që i përkrahën ndryshimet kushtetuese në fazën e parë, tani të mos votojnë, Kostadinov shkurt tha se “deri më tani nuk kam dëgjuar kërcënime të tilla”.
Ndryshe seanca për ndryshimet kushtetuese është caktuar për në orën 16:00, ndërkaq përpara Kuvendit, VMRO-DPMNE bashkë me disa lëvizje pro-ruse po proteston kundër votimit.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...