Italia dhe Polonia do të diskutojnë mundësinë e bashkimit në një aleancë anti-BE sot para zgjedhjeve evropiane të majit.
Zëvendëskryeministri italian i së djathtës ekstreme Matteo Salvini do të vizitojë Varshavën për të mbajtur bisedime me homologun e tij, liderin e partisë në pushtet në Poloni, Jaroslaw Kaczynski, transmeton portali arbresh.info.
Zgjedhjet shihen si një pikë kthese potenciale për euroskeptikët të cilët janë duke kërkuar të forcojnë pozicionet e tyre në të gjithë kontinentin dhe të ndryshojnë rrënjësisht projektin e BE-së.
“Dikush ka tradhtuar ëndrrën evropiane”, tha Salvini për një tubim të partisë Liga në Romë muajin e kaluar. “Ne do të sigurojmë gjakun për një komunitet të ri evropian bazuar në respektin, punën, rritjen dhe barazinë”.
Salvini, i cili kryeson Partinë anti-emigruese të Italisë Liga, ka kritikuar në mënyrë të përsëritur BE-në dhe thotë se zgjedhjet e majit janë jetike për krijimin e një blloku ‘reformist’ që mund të rishikojë institucionet e Brukselit nga brenda.
Ai madje ka lënë të kuptohet se ai mund të jetë kandidat për të kryesuar ekzekutivin e BE-së, Komisionin Evropian./Arbresh.info/
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus