Dje pasdite rreth orës 16.00 në Bogovinë, në afërsi të tregut të kafshëve, makina “Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 53-vjeçari A.B nga Tetova , ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrikë prej betoni, njofton SPB-Tetovë.
Nga dalja dhe përplasja me shtyllën, lëndime të lehta kanë fituar katër bashkudhëtarët , dy meshkuj dhe dy femra: N.S (54), S.B (28) dhe A.B (22) dhe A.B (48).
Të katër të lënduarit me një tjetër automjet janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës pas ndihmës, janë lëshuar për mjekim në shtëpi. Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes për të përcaktuar të gjitha detajet dhe arsyet lidhur me aksidentin. Fillimisht arsyeja është nga shpejtësia e papërshtatshme , ndërsa dëmi i përgjithshëm material është vlerësuar në 40 mijë denarë.
*******
Në bulevardin “Video Smilevski Bato” në Tetovë, dje rreth mesditës aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet “Polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 37-vjeçar M.J nga Gostivari dhe një kalë, në pronësi të 25-vjeçarit F.K nga Tetova, njofton SPB-Tetovë.
Nuk ka të lënduar në aksident, dhe dëmi material është vlerësuar në 30 mijë denarë.
Pas inspektimit do të përcaktohen shkaqet dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin./TetovaSot/
********
Një makinë e panjohur nga një shofer i panjohur, dje pasdite rreth 19.00 ka dal nga rruga dhe ka goditur 47-vjeçaren (këmbësore), në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, dhe pastaj uai është larguar nga vendi ngjarjes, duke u larguar me shpejtësi të madhe, njofton SPB-Tetovë.
Nga përplasja e madhe ajo ka marr lëndime dhe pas asistencës nga stafi mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës ajo është mbajtur për vëzhgim të mëtutjeshëm.
Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të zbuluar dhe për të gjetur automjetin dhe shoferin, pjesëmarrës në këtë aksident.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...