Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, dëshiron që Ernesto Valverde të jetë trajneri i klubit katalunas edhe në sezonin e ri.
E ardhmja e spanjollit ende është e paqartë, por duket se lojtarët dëshirojnë që ai të jetë trajner i tyre.
“E ardhmja e trajnerit është në pikëpyetje për klubin dhe atë, por si lojtarë ne jemi të lumtur me atë”, ka thënë Rakitic për Marca.

“Ai dhe stafit i tij po bëjnë punë shumë të mirë, besoj se ai do të vazhdojë këtu.Ne lojtarët gjithmonë punojmë shumë dhe se çka ata vendosin të bëjnë, është vendim i tyre, por ata do të vijnë në përfundim i cili është më i miri”.
“Ne është dashur të përpiqemi shumë për këtë fitore në Getafe, sepse kjo është një ligë mjaft e komplikuar dhe ka ende shumë sfida para”.
“Kjo ishte një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, ata ishin të kompletuar dhe ishte një betejë e vërtetë”, ka shtuar kroati.
Barcelona aktualisht në La Liga është në vendin e parë me pesë pikë më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë.
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...