Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e ka mbrojtur trajnerin Santiago Solari pas humbjes nga Real Sociedadi me rezultat 0-2.
Kroati ka thënë se faji për humbjen nuk është te trajneri, por tek lojtarët.
“Nuk mund të fajësosh trajnerin, ai po bën punë fantastike dhe nuk është ai që nuk po arrin të shënojë gola, apo t’i ndalojë ato”, ka thënë Modric i cituar nga Diario AS.
“Ai po na mban të motivuar, ai ka besim tek ne, por ne duhet t’ia kthejmë edhe më shumë dhe të vazhdojmë të jemi të koncentruar, sepse po dështojmë shpesh”.
“Kemi krijuar shumë raste për shënim, por kemi dështuar t’i konvertojmë, si lojtarë ne duhet të shikojmë rolin dhe përgjegjësit tona. Është një humbje e dhimbshme, deri te përjashtimi isha i bindur se do të barazonim”.
“Është një moment i vështirë, por ne duhet ta përdorim që të jemi të bashkuar dhe të vazhdojmë para”.
“Teknologjia VAR nuk është diçka që ne si lojtarë duhet ta mendojmë, ndoshta është e çuditshme se si nuk morëm penallti, por ky është futbolli”, ka shtuar Modric.
Reali aktualisht në La Liga renditet në vendin e pestë me 30 pikë, në xhiron tjetër do të përballet me Betisin.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...