Jemi mësuar që emrat e planetëve t’i shohim e t’i lexojmë nëpër atlase e libra të ndryshëm të astrologjisë dhe pakkush mund ta besojë që në Kosovë ka persona të pagëzuar me po këta emra, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Sistemi diellor përbëhet nga 8 planetë dhe pothuajse të gjithë këta përfaqësohen me emra të njerëzve brenda planetit të Tokës. Saturni, Mërkuri, Venera e Urani janë vetëm disa persona me emra planetësh që kanë folur për gazetën “Zëri” dhe kanë rrëfyer arsyet se pse janë pagëzuar kështu. Me gjithë këtë laramani Kosova pa dyshim mund të konsiderohet univers emrash.
Saturni, Mërkuri e Venera larg njëri-tjetrit në univers, por në një familje në Tokë
Saturni është planeti i gjashtë për nga largësia dhe planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin diellor. Por, në familjen e tij në tokë Saturn Bytyqi është i treti nga fëmijët. Në një prononcim për gazetën “Zëri” Saturni ka treguar arsyen se pse familja ia ka vënë këtë emër.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...