Cesc Fabregas beson se aftësitë e tij teknike kurrë nuk janë dobësuar, edhe nëse ai ka nisur ta humbë mprehtësinë si pasojë e moshës. Mesfushori spanjoll do ta largohet nga Chelsea tani në janar, për t’iu bashkuar Monacos në Ligë 1.
Fabregas ishte kapiten i Chelseat në fitoren 2-0 ndaj Nottinhgham Forestit në FA Cup të shtunën, duke i dhënë një lamtumirë emocionale tifozëve në Stamford Bridge në fund të takimit, transmeton Gazeta Express.
Bashkëlojtari i tij Alvaro Morata e konfirmoi largimin e tij me një postim në Instagram, ku shkroi: “Ti s’e di sa shumë do të më mungosh”.
Mediat britanike shkruajnë se 31-vjeçari do të mbajë bisedime me Monacon të dielën, para se ta kompletojë kalimin në Ligë 1, ku do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin te Arsenali, Thierry Henryn, i cili e mori drejtimin e Monacos në tetor.
Përkundër që e humbi penalltinë ndaj Forestit, Fabregas këmbëngul se teknika të cilën e ka treguar gjatë karrierës së tij të bujshme nuk do t’i venitet as në vitet e fundit të karrierës së tij.
“[Teknika] është diçka që gjithmonë e kam pasur, dhe ndiej se derisa jam rritur dhe plakur, është ndër gjërat që mendoj se do të qëndrojë me mua”, tha Fabregas.
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...