Tyson Fury nuk është mjaftuar me rikthimin e madh të 2018-ës.
Ai po vazhdon stërvitjet për një vit edhe më të madh se ai që kemi lënë pas.
Boksieri britanik me shumë gjasë edhe duelin e radhës do ta ketë kundër Deontay Wilder, si kontestues i titullit “WBC”.
Fury sot ka publikuar një foto në rrjetin social “Twitter” ku shihet me trajnerin Ben Davison duke vrapuar.
https://twitter.com/Tyson_Fury/status/1081532051088658432
“Përfunduam vrapimin e mëngjesit” ishte mbishkrimi në fotografinë e 30 vjeçarit, transmeton lajmi.
Në ndeshjen e parë si kontestues i titullit të Wilder, Fury nuk arriti më shumë se një barazim, me vendimin e jurisë që shkoi për barazim.
E gjithë audienca sportive ishte e mendimit se Fury e fitoi atë duel, mirëpo ato mendime nuk kanë vlerën e jurisë.
Por, me gjasë palët do të pajtohen për një revansh, ku Fury do të ketë mundësinë e dytë, dhe këtë shans ai duket se nuk dëshiron ta lëshoj. Për këtë edhe po përgatitet dita e ditës.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...