Gazeta e njohur spanjoll, AS, ka mohuar se mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin, ka arritur marrëveshje me Interin.
Mbrëmë u raportua nga Sky Sport Italia se Godin do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Interin, dhe do të bëhej pjesë e zikaltërve në verën që vjen si transferim i lirë, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo AS thotë se ende asgjë nuk është nënshkruar.
Interi është mjaft i interesuar për 32-vjeçarin, mirëpo është në dijeni për besimin që ka uruguaiani karshi Atletit.
Godin është pjesë e klubit spanjoll që nga vera e vitit 2010, mirëpo skuadra e Diego Simeones ofron vetëm nga një vit kontratë për lojtarët mbi moshën 30-vjeçe, dhe kjo mund ta shtyjë lojtarin që të largohet nga Madridi.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media