Karabinierët e seksionit të antidrogës në qytetin e Peruxhias në Itali, kanë arrestuar një shtetas shqiptar për shpërndarje hashashi dhe kokaine.
Shtetasi shqiptar me inicialet M.E., i lindur në vitin 1981, sipas autoriteteve italiane, u vetëdorëzua në polici, dhe ishte i gatshëm për t’u shoqëruar në burg.
Shqiptari është i lidhur edhe me 17 persona të tjerë bashkatdhetarë dhe italianë, sipas policisë.
Në veçanti bëhet fjalë për shitjen e drogës të tipit kokainë dhe hashash. Hetimet nuk kishin vënë re vetëm veprimtarinë e tij intensive për shpërndarje droge, por edhe rolin e tij në organizatën kriminale shqiptare, kontaktet me furnizuesit si dhe shpërndarësit e tjerë, shpesh me origjinë nga Afrika e Veriut.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...