Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM akuzon LSDM duke thënë se “LSDM i zhgënjeu të rinjtë. Deri në 83.7% e personave të rinj në anketimin e portalit ‘Falulteti.mk’, janë përgjigjur se do të kishin braktisur Republikën e Maqedonisë nëse do të kishin mundësi”.
Sipas OBRM-PDUKM-së të rinjtë nuk janë të kënaqur nga Qeveria e LSDM-së, ku prioritetet kryesore të kësaj qeverisje janë interesat biznesore dhe tenderët milionëshe, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të rinjtë janë viktima më e madhe e gënjeshtrave dhe manipulimeve të qeverisjes kriminale të LSDM-së dhe Zoran Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se për LSDM të rinjtë asnjëherë s’kanë qenë prioritet dhe se kjo parti dhe Zaevi i manipuluan të rinjtë.
Thuajse dy vite nga mandati i tyre, thonë nga OBRM-PDUKM, përveç që i gënjyen dhe manipuluan studentët treguan se nuk e kanë ndërmend të bëjnë asgjë mirë për të rinjët.
“Përqendrimi i OBRM-PDUKM-së është te të rinjtë. Për këtë shkak OBRM-PDUKM-të në programin e ri planifikon t’i inkurajojmë studentët më të mirë, të bëjnë urë mes arsimit dhe biznes bashkësisë, do t’i përmirësojë gjendjet në shëndetësi dhe do të ofrojë qëllime të realizueshme për normalizimin e jetës së të rinjve, këtu në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit