Sipas ekspertëve të gjumit në Angli njerëzit nën moshën 55 vjeç nuk duhet ta fillojnë punën para orës 9 të mëngjesit pasi është “torturë”.
Dr. Paul Kelley i Universitetit të Oksfordit shprehet se puna herët në mëngjes na lë të lodhur dhe të stresuar si rrjedhojë e pagjumësisë.
Ai tha se është një nevojë thelbësore për të gjithë që të ndryshohen oraret e punës në mënyrë që ti përshtaten orës biologjike të njeriut.
Punonjësit që zgjohen herët rrezikojnë rëndë shëndetin e tyre mendor dhe fizik.
Pagjumësia dhe lodhja mund ti shkaktojë atyre ankth,sjellje impulsive, zemërim si dhe të shtojnë në peshë.
“Kjo është një çështje e rëndësishme që i përket shoqërisë. Puna duhet të fillojë në orën 10 të mëngjesit. Ndërprerja e gjumit herët në mëngjes është torturë.”- pohoi Dr.Kelley në një event shkencor të mbajtur në Bradford.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...