Mediat në Serbi dhe ato ndërkombëtare kanë publikuar disa fotografi të një polici që mban në duar një fëmijë sirian duke treguar kështu mikpritjen preshevare për emigrantët që kalojnë nëpër Serbi.
Fotografitë e publikuara janë realizuar nga gazetarja e BBC Manveen Rana, e cila ka vizituar emigrantët në Preshevë dhe fotot i ka publikuar në profilin e saj në twiter.
Portali Informativ Titulli.com ka arritur të identifikojë pjesëtarin e policisë së Serbisë që është prezantuar në fotografi duke përqafuar një fëmijë sirian dhe në këtë mënyrë ka shprehur dashurinë, mikpritjen dhe humanizmin njerëzor.
Profili i policit në foto
Sipas të dhënave, polici në fjalë është 34 vjeçari Rexhep Arifi nga Presheva pjesëtar i policisë së Serbisë në stacionin policor të Preshevës.
Rexhep Arifi, është angazhuar në polici pas trajnimit në vitin 2002 dhe formimit të policisë multietnike në Luginë të Preshevës.
Gjithashtu burimet tona flasin se Rexhep Arifi është rritur pa babanë që nga lindja e tij dhe nga kolegët cilësohet si një person shumë human që tani është angazhuar në detyrën e tij zyrtare në fshatin Miratoc të komunës së Preshevës, që është vërshuar nga emigrantët.
Vlen të theksohet se emigrantët shpeshherë janë shprehur nëpër media të kënaqur për mirësjelljen që po e gjejnë në vendet e ndryshme në Serbi në krahasim me vendet tjera në rajon ku kalojnë transit emigrantët.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...