Milan duket se e ka gjetur një mesfushor për afatin kalimtar të janarit.
Me Cesc Fabregas që është i vendosur të transferohet te Monaco, Milan kthehet te Stefano Sensi i Sassuolos si një përforcim mesfushë.
Rossonerët ishin të etur për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll nga Chelsea këtë janar, por duket se ai do të shkojë në Ligue 1.
Tani ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se drejtori teknik Leonardo ka vendosur pamjet e tij në Sensi, me bisedimet që po zhvillohen për një huazim me mundësi për ta blerë.
Rosonerët nuk mund të shpenzojnë shumë këtë muaj për shkak të rregullit financiar, andaj ata po tentojnë ta bindin ‘Neroverdin’ të pranojnë këtë formulë, ata do të dërgonin portierin e ri Alessandro Plizzari në Stadiumin Mapei.
Ka gjithashtu një lajm të mirë në sa u përket lëndimeve të lojtarëve, kur është fjala për Lucas Biglia, i cili pritet të jetë i gatshëm në fund të këtij muaji.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...