718 funta (rreth 797.50 euro) është çmimi që paguhet nga prindërit që dëshirojnë t’i dhënë fëmijëve të tyre privilegjin për të shoqëruar lojtarët e Evertonit në fushë para fillimit të ndeshjes.
Evertoni është klubi që kërkon më së shumti të holla, pas West Hamit (700 funta, rreth 777.50 euro) dhe Leicesterit (600 funta, rreth 666.30 euro), transmeton portali arbresh.info.
Shumica e pakove të ofertave përfshijnë pajisje të skuadrës (shorce, fanella dhe çorape) tiketa, foto si dhe autografe.
‘BBC’ zbulon gjithashtu se Swansea, e cila luan në divizionin e dytë, vazhdon të ketë shuma të ngjashme me ato të klubeve në Premierë Ligë. Klubi uellsian kërkon 478 funta ose rreth 530.80 euro. Kjo iu jep mundësi fëmijëve të shijojnë katër vende, një vakt ushqimi dhe ekzekutim të penaltive pas pjesës së parë. Në rast se Swansea do të luante me klubet elite, ata do të ishin të katërtit me pakot më të shtrenjta, para Tottenhamit (405 funta, rreth 450 euro).
Arsenali, Chelsea, Fulhami, Huddersfieldi, Liverpooli, Manchester City, Manchester United, Newcastle dhe Southamptoni nuk marrin fëmijë për t’i shoqëruar lojtarët, kështu përfundon ‘BBC’./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...