Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore kanë publikuar sot Planin Strategjik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2015-2018.
Planin Strategjik i KQZ-së, përmban tetë shtylla strategjike ku secila përmban së paku një synim për të pasuar me disa vendime strategjike, transmeton arbresh.info
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka the se ky plan strategjik kërkon shumë nga ne për të përmirësuar edhe më tej organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si qëllim themelor i demokracisë.
“KQZ do të përkushtohet maksimalisht për zbatimin e planit me qëllim të arritjes së përmbushjes të detyrimeve kushtetuese ligjore dhe vizionit si një institucion i qëndrueshëm që forcon demokracinë”, u shpreh Daka.
Daka gjatë prezantimit të këtij plani ka falënderuar USAID-in dhe Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore për mbështetjen e dhënë.
“Duke u bazuar në memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe USAID-it, KQZ është përkrahur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore me ekspertizë dhe mbështetje logjistike për të hartuar strategjinë e Komisionit Qendror Zgjedhor për vitin 2015-2018”, tha Daka.

Nga ana tjetër Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hopa është shprehur i lumtur nga bashkëpunimi me KQZ-në si partner për të arritur gjera të mëdha në Kosovë duke përfshirë edhe Planin Strategjik të KQZ-së.
“Është e rëndësishme që ky plan është punuar në mënyrë pjesëmarrëse ku ka përfshirë mendime të ndryshme të cilat u paraqitën në një dokument. Ky plan synon hapin e parë të një shtegtimi që KQZ dëshiron të arrij, pra të fitoj besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor nën udhëheqësin e KQZ-së”, ka thënë Hopa gjatë prezantimit të planit Strategjik të KQZ 2015-2018./M.Avdimetaj/Arbresh.info

Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...