Të paktën 7 persona janë konfirmuar si të vdekur nga tragjedia që preku qytetin rus të Magnitogorskut, rreth 1700 kilometra në lindje të Moskës, ku si pasojë e një shpërthimi të tubacionit të gazit, u rrënuan rreth 48 banesa.
Autoritetet raportojnë se situata është vërtetë alarmante dhe se rreth 40 persona besohet se janë ende mes rrënojave të godinave të shembura, ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar gjatë pasdites së djeshme.
Në qytetin e Magnitogorskut ka shkuar edhe presidenti Vladimir Putin, i cili ka shprehur pikëllimin e tij për ngjarjen tronditëse dhe po ndjek nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit, shkruan Top Channel.
Duhet theksuar se temperaturat në Magnitogorsk janë nga -15, në -22 gradë celsius, ndërsa me kalimin e orëve, zbehet edhe besimi i autoriteteve, që të gjejnë akoma njerëz të gjallë.
“U vërtetua se vendit i mungon opozita”, Molliqaj: PDK-ja ës...
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...