Dy skuadra me qëllime të kundërta do të takohen sot në The Emirates.
Gjersa Arsenali ka synim kreun e tabelës së Ligës Premier, Fulham po lufton për të mbijetuar në elitën e futbollit anglez.
Gunners vetëm në një ndeshje në 43 të tilla nuk ka shënuar gol para shikuesve të vetë, gjersa Fulhami në këtë sezon vetëm në një ballafaqim nuk ka pranuar gol.
Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dyja skuadrave, të besuarit e Unai Emeryt kanë bilanc pozitive prej katër fitoreve dhe një barazimi.
Por, në pesë ndeshjet e fundit Arsenali ka tre humbje, një fitore dhe po aq barazime gjersa Fulham nën drejtimin e Claudio Ranierit nuk di për humbje.
Theksojmë se ndeshja mes këtyre dy ekipe do të duhet të startojë në ora 16:00 në Londër.
Arsenal: Leno, Koscielny, Mustafi, Sokratis, Maitland-Nails, Xhaka, Guendoizi, Kolasinac, Iwobi, Abumeyang dhe Lacazette.
Fulham: Rico, Christie, Odoi, Merchand, Ream, Bryan, Cisse, Cairney, Schurrle, Mitrovic dhe Sessegnon.
“U vërtetua se vendit i mungon opozita”, Molliqaj: PDK-ja ës...
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...