Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se tash e tutje do të jenë aktiv në thirrje, përkrahje dhe organizim të zërit protestues, por për dallim nga Vetëvendosje që nuk e përjashton dhunën si mundësi në protesta, AAK thotë se nuk e përkrah dhunën.
Ai tha se tashmë janë bërë një varg temash për të cilat mund të protestohet si korrupsioni, gjendja e rëndë ekonomike, rendi dhe ligji dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Haradinaj tha se këto marrëveshje kanë disa pjesë që e dëmtojnë Kosovën.
Lideri i AAK-së e përmendi edhe demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën tha se është i dëmshëm për Kosovën dhe që do të jetë një ndër pikat për të cilat protestohet.
Ai e ka kundërshtuar edhe deklarimin e Mustafës se demarkacioni me Malin e Zi është punë e kryer. Sipas tij ratifikimi i marrëveshjes i takon Kuvendit dhe në këtë drejtimin shprehu besimin se kjo marrëveshje nuk do të kalojë në Kuvend.
Haradinaj ka folur për organizimin e protestave, duke thënë se AAK është e qartë në këtë drejtim dhe nuk do të përkrah dhunën në protesta.
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!