Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë ditë të fundit të 2018 familjen e Dritëro Agollit ku ka patur një takim me bashkëshortjen e shkrimtarit të ndjerë.
Meta ka postuar disa foto në rrejtin social, ku ka njoftuar se për dhuratë ka dërguar një buqetë me lule ndërsa për dhuratë vetë ka marrë një buqetë me libra të shkrimtarit të madh.
STATUSI I METËS:
Me kënaqësi të veçantë ndamë urimet e Vitit të Ri me të shtrenjtën Sadije e familjen Agolli, duke kujtuar me nostalgji Dritëroin tonë të paharruar. Me këtë rast shkëmbyem edhe buqeta: unë një buqetë me lule dhe urime, ajo një buqetë me libra të Dritëroit dhe për Dritëroin.

Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...